Pyetjet më të shpeshta për Çertifikimin si Mësues Digjital

Në çfarë gjuhe zhvillohet trajnimi?

Trajnimi është i gjithi në gjuhën shqipe. Ekipi ynë do t’ju asistojë gjatë gjithë trajnimit duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe paqartësive tuaja.

Edhe pse e kam ndjekur një herë këtë trajnim, ende vazhdoj të marr email-e nga TeachPitch. A është e nevojshme të ndjek të njëjtin trajnim sërish?

Jo. Arsyea përse e keni marrë këtë email më shumë se një herë është sepse ju jeni pjesë e një liste me mijëra mësues të cilët janë regjistruar në këtë trajnim por që nuk kanë arritur ende të bëhen pjesë e tij. Nëse e keni ndjekur një herë trajnimin dhe keni përmbushur me sukses të gjitha kërkesat tona, atëherë nuk është e nevojshme ta ndiqni atë për së dyti. Brenda pak ditëve do të merrni një email, të cilit do i bashkangjisim çertifikatën tuaj.

Nuk arrij të gjej linqet e kuizeve. Ku ndodhen ato?

Ne ju kemi dërguar 2 email-e. Një email për tju kujtuar për trajnimin dhe një email konfirmimi, nëpërmjet të cilit jeni ftuar të futeni në trajnim. Linqet e kuizeve janë të përfshira në të dyja email-et e përmendura më lart.

Gjatë trajnimit do të mund të gjeni edhe një dokument të quajtur ‘Handout’ në të cilin ndodhen të gjitha linqet e nevojshme. Gjithashtu, linqet e video tutorialeve dhe kuizeve do të shpërndahen edhe gjatë trajnimit nga moderatoret tona në dritaren e bisedave (Chat).

A mund të marr pjesë në trajnim nga telefoni im?

Gjatë trajnimit do t’ju kërkojmë të ndiqni 4 video tutorjale për tu njohur me 4 teknologji të ndryshme. Pas çdo video do t’ju kërkojmë të plotësoni disa formularë dhe kuize për të testuar njohuritë tuaja. Kjo do të kërkoje që ti drejtoheni herë pas here browserit tuaj (Google Chrome, Safari, Internet Explorer…,etj) për të hapur linqet përkatëse, prandaj telefoni NUK do të ishte një zgjedhje optimale. Ne sygjerojmë të përdorni një kompjuter ose një laptop në mënyrë që ta keni më të lehtë ndjekjen e trajnimit.

Kur mund ta marr çertifikatën time?

Pasi të kemi konfirmuar pjesëmarrjen tuaj live në trajnim dhe pasi të keni përmbushur me sukses të gjitha kriteret tona, atëherë do të mund të çertifikoheni. Ne do të ua dërgojmë çertifikatën nëpërmjet adresës së email-it tuaj por kjo mund të na marrë disa ditë duke qënë se numri i mësuesve të çertifikuar është shumë i lartë.

Çfarë kriteresh duhet të plotësoj që të mund të çertifikohem?

Ky trajnim synon të lehtësojë punën tuaj duke ju ofruar disa këshilla dhe duke ju sygjeruar disa teknologji të cilat mund ti shfrytëzoni për të dhënë mësim nëpërmjet internetit.

Ju do të mund të pajiseni me një çertifikatë nëse ndiqni trajnimin live së bashku me të githa video tutorialet që ne kemi përgatitur për ju si dhe te plotësoni të gjitha kuizet dhe formularin përfundimtar.

TeachPitch ruan të drejtën të mos ju çertifikojë nëse nuk i përmbushni të gjitha kërkesat tona.

Si mund të bëj një rezervim të ri për trajnimin tim?

Për të bërë një rezervim të ri nuk është e nevojshme të bëni një kërkesë përmes email-it, mjafton të përdorni të njëjtin formular regjistrimi që keni përdorur për tu regjistruar për herë të parë, ose mund të regjstroheni nëpërmjet linqeve që ndodhen në email-et që ju kemi dërguar.

Trajnimet bëhen dy herë në ditë, nga e hëna në të premten dhe do të zhvillohen deri me datë 24 prill. Të vetmet ditë në të cilat nuk do të zhvillohen trajnime janë datat 13 dhe 20 prill.

Për të rezervuar ju lutem përdorni linqet e mëposhtme:

Për trajnimet e mëngjesit, ora 10: https://attendee.gotowebinar.com/rt/8982299020990840588

Për trajnimet e pasdites, ora 3: https://attendee.gotowebinar.com/rt/246403160892586252

Sa kredite marr nga ASCAP dhe Ministria e Arsimit?

Vendimi mbi akreditimin dhe numrin e krediteve merret vetëm nga ASCAP dhe Ministria e Arsimit, të cilët gjithashtu janë të pajisur me të gjitha të dhënat për secilin kandidat të çertifikuar. Ministria e Arsimit na ka vënë në dijeni që dhënia e krediteve do të bëhet pasi gjëndja e krijuar të normalizohet sërish.

Si mund të bëhem pjesë e Shkolla e së Ardhmes?

Në email-in e çertifikimit tuaj ne do të përfshijmë edhe informacionin që do t’ju duhet për tu bërë pjesë e Shkolla e së Ardhmes. Ju lutemi ti përgjigjeni atij email-i në mënyrë që ekipi ynë të mund t’ju hapë një llogari në platformën tonë.

Çfarë vjen pas këtij trajnimi?

Pasi të kemi finalizuar trajnimin e të gjithë mësuesve të regjistruar nëse do të jetë e nevojshme jemi të gatshëm t’ju mundësojmë tutoriale apo trajnime të tjera në mënyrë që të mund të njiheni me disa teknologji të reja. Për zhvillime të mëtejshme do t’ju mbajmë të informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *